Live Updates /

Ekzekutimi i njeriut të Shullazit në Rinas, agjenti i AMP me 2 plumba në kokë! Policia në ndjekje të 'informatorit'

*Muçi Shaljani, punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore i cili u plagos dje në atentatin ku u vra njeriu i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, është në gjendje kritike për jetën. mësohet se Shaljani ka marrë 10 plumba, 2 prej të cilëve, në kokë. *Policia ndërkohë ka identifikuar një person që dyshohet se ka informuar autorët e atentatit mafioz për lëvizjet e Danit dhe Shaljanit të cilët kishin mbërritur nga Spanja më herët nga sa e kishin planifikuar. Kamerat e sigurisë kanë filmuar lëvizjet e personit i cili vëzhgonte dy shënjestrat dhe pasi pa atentatin e kryer, mori makinën dhe u largua nga Rinasi. Po punohet për kapjen e tij. *Ende nuk ka asnjë gjurmë mbi identitetin e autorëve të cilët dogjën mjetin tip “Toyota” në fshatin Halil të Krujës. Mjeti që ata përdorën kishte targa greke të vjedhura në Greqi ndërsa brenda u gjetën edhe kallashnikovët e përdorur. Autorët dyshohen të kenë qenë 3 persona, 1 shofer dhe 2 qitës.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Muçi Shaljani, punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore i cili u plagos dje në atentatin ku u vra njeriu i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, është në gjendje kritike për jetën. mësohet se Shaljani ka marrë 10 plumba, 2 prej të cilëve, në kokë. *Policia ndërkohë ka identifikuar një person që dyshohet se ka informuar autorët e atentatit mafioz për lëvizjet e Danit dhe Shaljanit të cilët kishin mbërritur nga Spanja më herët nga sa e kishin planifikuar. Kamerat e sigurisë kanë filmuar lëvizjet e personit i cili vëzhgonte dy shënjestrat dhe pasi pa atentatin e kryer, mori makinën dhe u largua nga Rinasi. Po punohet për kapjen e tij. *Ende nuk ka asnjë gjurmë mbi identitetin e autorëve të cilët dogjën mjetin tip “Toyota” në fshatin Halil të Krujës. Mjeti që ata përdorën kishte targa greke të vjedhura në Greqi ndërsa brenda u gjetën edhe kallashnikovët e përdorur. Autorët dyshohen të kenë qenë 3 persona, 1 shofer dhe 2 qitës.

6 Postime
1 MUAJ ME PARE

Publikohen pamjet e plota të atentatit në Rinas: Autorët zënë në pritë dhe qëllojnë me kallashnikov makinën e Danit

Ekzekutimi i njeriut të Shullazit në Rinas, agjenti i AMP me 2 plumba
Pamje nga atentati

Versus.al ka siguruar videon e plotë të atentatit ndaj Gilmando Danit tek Rreth Rrotullimi në Rinas mesditën e djeshme, 11 nëntor.

Makina e autorëve, “Toyota” ndalon tek rrethrrotullimi, e hap krahun në anë të rrugës. Dy persona dalin nga makina dhe qëllojnë me breshëri kallashnikovi drejt Mercedez Benzit, ku udhëtojnë Gilmando Dani dhe miku i tij Muçi Sheqeri.

Brenda makinës së autorëve janë tre persona, dy janë autorët që kanë dalë nga makina dhe qëllojnë me kallashnikov në drejtim të Danit dhe  Muçi Sheqerit që ishte shoferi.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur brenda 2 minutash./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

1 MUAJ ME PARE

EMRAT/ 'Dy kolegët e tij falsifikuan firmat'/ U plagos në Rinas, AMP zbulon mënyrën se si u fut në punë Muçi Shaljani

Ekzekutimi i njeriut të Shullazit në Rinas, agjenti i AMP me 2 plumba

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar në lidhje me plagosjen e punonjësit të saj Muçi Shaljani, ditën e djeshme në atentatin ku mbeti i vrarë Gilmando Dani.

AMP bën me dije se kanë ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar Bruno Cara me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe inspektorin Arshim Zajmi me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë, NR.3  në Tiranë pasi dyshohet se kanë ndihmuar Muçi Shaljanin të bëhej pjesë e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për Muço Shaljanin pa pasqyruar në të të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë.

Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP thuhet në njoftimin janë konstatuar shkelje të procedurave ligjore në procesin e rekrutimit të Shaljanit.

Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe  përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.

Njoftimi i AMP-së:

Në vijim të komunikimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimmin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve" dhe "Shpërdorim i detyrës".

Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin M.Sh., pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë. Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit "Për Policinë e Shtetit" dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të shtetasit M.Sh., u konstatuan shkelje të procedurave ligjore. Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe  përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.

Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të procedurave të ndjekura dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast. /Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Pamje të reja nga atentati në Rinas/ Autori i veshur polic zbret nga makina dhe qëllon me breshëri pranë Danit

Ekzekutimi i njeriut të Shullazit në Rinas, agjenti i AMP me 2 plumba
Pamje nga atentati në Rinas


Janë publikuar pamjet tronditëse të atentatit mafioz që ndodhi një ditë më parë në aeroportin e Rinasit, ku humbi jetën Gilmando Dani, ndërsa u plagos Muçi Shaljani, efektiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Sipas videos së publikuar nga “shteg.org”, ngjarja u regjistrua rreth orës 14:20 të datës 11 nëntor 2025, pak pasi Dani ishte kthyer nga Spanja. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt automjetit ku ndodhej viktima.

Pamjet tregojnë se mjeti është sulmuar në tre momente të ndryshme, ndërsa autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjajnë me ato të policisë, e kanë ndalur makinën në rrugë. Njëri prej tyre shihet duke zbritur, rimbushur armën dhe qëlluar sërish në drejtim të Danit, i cili ishte ulur në sediljen e pasagjerit.

Vetëm dy minuta pas atentatit, një autokolonë prej katër automjetesh zyrtare kalon pranë vendit të ngjarjes, sipas të njëjtit burim. Pas të shtënave, atentatorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa qytetarë të rastit janë afruar për të ndihmuar personat në makinë.

Pamjet tregojnë gjithashtu lëvizje të shumta automjetesh pranë vendit të krimit në momentin e sulmit, por për fat të mirë, asnjë kalimtar nuk është prekur nga plumbat.

 

1 MUAJ ME PARE

U plagos në atentatin ndaj Gilmando Danit, agjenti i AMP-së i intubuar te Spitali i Traumës

Ekzekutimi i njeriut të Shullazit në Rinas, agjenti i AMP me 2 plumba
Fotomontazh: Viktima Gilmando Dani, i plagosuri Muçi Shaljani dhe vendi ku ndodhi ngjarja

Mustafa Sheqeri, i njohur si Muçi Shaljani, ndodhet ende në gjendje kritike për jetën pasi u qëllua me 10 plumba, mes tyre 2 në kokë.

40-vjeçari është i intubuar dhe po trajtohet në repartin e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve, të cilët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta mbajtur në jetë.

Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij mbetet e rëndë dhe e paqëndrueshme.

Sheqeri i cili është dhe agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit të ndodhur dje në zonën e Rinasit, ku humbi jetën personazhi i njohur i botës së krimit, 47-vjeçari Gilmando Dani.

Automjeti me të cilin udhëtonin dy miqtë u qëllua me breshëri nga persona ende të paidentifikuar, pak pasi ishin kthyer nga Barcelona./ Versus.al

1 MUAJ ME PARE

"I ruante dhe njoftoi autorët me telefon", atentati ku u vra Gilmando Dani, policia identifikon vëzhguesin në Rinas

Ekzekutimi i njeriut të Shullazit në Rinas, agjenti i AMP me 2 plumba
Fotomontazh: Viktima Gilmando Dani, i plagosuri Muçi Shaljani dhe vendi ku ndodhi ngjarja

Detaje të tjera janë zbardhur nga atentati mafioz i mesditës së djeshme në rrethrrotullimin e Rinasit ku u ekzekutua me breshëri plumbash, Gilmando Dani, njeri i afërt i Emiljano Shullazit si dhe u plagos shoferi i tij, Muçi Shaljani i cili prej disa muajsh ishte i punësuar në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore duke ngritur alarmin për shërbimin që zyrtarët e policisë, i bëjnë krimit.

Sipas detajeve, mësohet se një nga personat që dyshohet të ketë patur rolin e vëzhguesit dhe informatorit është identifikuar nga policia e Tiranës. Burime bëjnë me dije se ai është parë të ruante viktimën dhe aeroporti teksa futen në parkim për të marrë automjetin të cilin e kishin parkuar aty që në datë 7 nëntor datë kur udhëtuan drejt Barcelonës prej ku edhe po ktheheshin.

Personi që po i ruante ishte më size ndërsa më vonë nuk ka patur asnjë gjë për t’u mbuluar, çfarë e ka bërë më të lehtë identifikimin nga grupi hetimor. Ai qëndronte jo më larg se 30 sekonda nga shënjestra dhe i plagosuri. Përgjatë kësaj kohe njoftonte personat që qëndronin brenda Toyotës të cilët kryen krimin e rëndë.

Autorët kanë shkuar disa minuta më përpara në afërsi të rrethrrotullimit pasi pretendohej se avionic t vinte 40 minuta më herët, por ka patur vonesë çfarë ka shkaktuar pritje. Në momentin që janë njoftuar nga personi që vëzhgonte autorët kanë dalë me automjetin e tyre në anën tjetër të rrethit me drejtim për t’u nisur nga Fushë Kruja. Personi që i ruan del në këmbë dhe shoqëron me sy automjetin tip “Benz” dhe në këmbë pasi pa gjithë ngjarjen, kthehet, merr automjetin e parkuar dhe largohet. Pasi është identifikuar, policia është vënë në lëvizje për arrestimin e vëzhguesit. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Njeriu i Shullazit u ekzekutua dje në ‘Benz’-in e tij “Visi i Garave”: Zot na ruaj, s’mbaj mend ta kem patur këtë makinë

Ekzekutimi i njeriut të Shullazit në Rinas, agjenti i AMP me 2 plumba
Viktima Gilmando Dani dhe i plagosuri Muçi Shaljani, në mes Elvis Kosova (Visi i Garave)

Elvis Kosova, pronari i një kompanie që merret me shit blerje makinash, ka reaguar në një koment në rrjetet sociale lidhur me pretendimet e publikuara në media se mjeti tip “S Class” me të cilin udhëtonin dje shënjestrat e atentatit, Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, është në pronësi të tij.

Në komentin e bërë, Elvis Kosova ka mohuar lajmet duke thënë se nuk mban mend ta ketë patur këtë makinë, por edhe nëse po, është në emrin e kompanisë dhe jo në emrin e tij.

"As nuk e mbaj mend ta kem pasur ndonjëherë këtë makinë. Nuk është në emrin tim fare, është në emër të kompanisë. Sa makina hyjnë e dalin nga kompanitë e mia, s'di, s'kam fjalë me këto. Zot na ruaj."-shkruan Vis Kosova në një koment në rrjete sociale.

Ekzekutimi i njeriut të Shullazit në Rinas, agjenti i AMP me 2 plumba
Komenti i Elvis Kosovës në rrjetet sociale

Kujtojmë se Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i Garave” është personazh i përmendur më parë në disa ngjarje. Gjatë sezonit veror të këtij viti, në garazhin e tij në zonën e Liqenit të Thatë shpërtheu një sasi tritoli. Ai ishte arrestuar në gusht të 2024-ës për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8” me vlerë 200 mijë euro të cilën e kishte sjellë një turk nga Gjermania dhe më pas Elvis Kosova ia kishte përvetësuar përmes mashtrimit. Versus.al

Poll