AKTUALITET /

I pandehur për sulmin kibernetik ndaj SPAK, ish-drejtori i Burgjeve shkon në GJKKO

Në GJKKO po mbahet seanca paraprake ku do të vendoset nëse dosja me 3 të pandehur do të kalojë ose jo për gjykim.

Shkruar nga Versus

I pandehur për sulmin kibernetik ndaj SPAK, ish-drejtori i Burgjeve shkon

Agim Ismaili, ish-drejtori i Burgjeve, i marrë si i pandehur për sulmin kibernetik të ndodhur ndaj SPAK në mars të vitit të kaluar, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçmek u po mbahet sot seanca paraprake në lidhje me dosjen me 3 të akuzuar. Të pandehur janë edhe Zambak Gjoni dhe hakeri Arnold Rrokaj. Mesazhet e zbardhura treguan sesi Gjoni dhe Ismaili interesoheshin për dosjet e funksionarëve të lartë të qeverisë që mund të ishin nën hetim. 

Në GJKKO është paraqitur Ismaili ish drejtori i përgjithshëm i burgjeve, i cili akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit të strukturuar kriminal për marrjen e të dhënave, të cilësuara si sekret hetimor nga emailet e tre prokurorëve të posaçëm. Sistemi kompjuterik i SPAK u sulmua më 12 mars dhe u zbulua disa ditë më vonë. SPAK bëri me dije më 3 prill se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-ve të prokurorëve të posaçëm. Versus.al



Poll