Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e SPAK ditën e enjte për sekuestrimin e pasurive të çiftit Veliaj-Xoxa.
Ajola Xoxa është në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ndërsa bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet prej muajsh në qeli.
Kujtojmë se në një njoftim zyrtar, SPAK njoftoi pasditen e së enjtes, se ka regjistruar një procedim penal ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe Ajola Xoxes, pasi është arritur në përfundimin se ekzistojnë të dhëna konkrete që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi pasuri të padeklaruara, të lidhura me çiftin, pranë rezidencës “Kodra e Diellit”, ku ata jetonin aktualisht.
Për këtë arsye, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi apartamentin dhe shtesë regjistruar në ASHK në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk; Versus.al







