AKTUALITET /

I shoqëruar nga avokatja e tij, Elman Abule hesht para mediave pasi u mor i pandehur

Abules iu komunikua akuza e pastrimit të parave në skemën e ngritur nga Veliaj për përvetësimin e fondeve publike të bashkisë Tiranë.

Shkruar nga Versus
I shoqëruar nga avokatja e tij, Elman Abule hesht para mediave pasi u mor i
Momenti kur Abule dhe avokatja e tij dalin nga SPAK

Ashtu si kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj, edhe biznesmeni Elman Abule është marrë sot zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Abule doli nga godina e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga avokatja e tij, ndërsa iu komunikua akuza e pastrimit të parave në skemën e ngritur nga Veliaj për përvetësimin e fondeve publike të bashkisë Tiranë. Para mediave, Abule nuk pranua të prononcohej teksa u drejtua për në banesën e tij ku zbaton masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ndërkohë, kryebashkiakut Veliaj do t’i komunikohen nesër akuzat zyrtare të cilave u është shtuar edhe ajo e “futjes së sendeve të paligjshme në qeli” duke iu referuar rastit kur gjatë transportimit për në seancë, Veliaj i mori telefonin një efektivi për të komunikuar me familjarët e tij.

Gjykata e Lartë shuajti shpresat e Veliajt për lirimin nga qelia ndërsa kryebashkiaku prej muajsh mbahet i arrestuar nën akuzat e veprave penale “pastrim parash”, korrupsion pasiv në 9 raste dhe fshehje të pasurisë. GJKKO madje ka lënë në fuqi disa prona të sekuestruara të cilat dyshohet se ishin ‘de facto’ të Veliajt edhe pse përdoreshin nga persona të tjerë. Versus.al

Poll