AKTUALITET /

I torturojnë në radhë, Bashkia e Tiranës tallet hapur me pensionistët: Po u japim ujë falas që të çlodhen!

Shkruar nga Versus

I torturojnë në radhë, Bashkia e Tiranës tallet hapur me

Një vit më parë, në janar të vitit 2025, Bashkia e Tiranës mori një vendim që dukej si një dhuratë e madhe për moshat e tretë: abone falas për pensionistët që të udhëtojnë pa pagesë me transportin publik.

Por realiteti është një skandal i papranueshëm, një turp i vërtetë që përsëritet çdo muaj dhe kthen jetën e mijëra pensionistëve në një ferr të radhëve të pafundme dhe pritjeve për orë të tëra nën diell dhe shi.

Këta njerëz, që kanë dhënë gjithë jetën e tyre për këtë vend, sot detyrohen të vuajnë në radhë  vetëm për një abone falas ndërkohë që Bashkia, në vend të lehtësojë procesin, tallet hapur. 

Pasi i lë të lodhen dhe të mbyten në djersë, u jep një shishe ujë falas me arsyetimin cinik: Të çlodhen! 

Kjo nuk është ndihmë, është poshtërim i hapur!

Ku është logjika?

Pse nuk ka një sistem online të thjeshtë, ku pensionistët të aplikojnë nga shtëpia pa lëvizur?

Pse nuk zgjerohen pikat e shpërndarjes ose nuk organizohet shpërndarja në lagje? Këto nuk janë zgjidhje minimale janë detyrime themelore ndaj qytetarëve më të brishtë!

Transporti publik vetë është një katastrofë: autobusë të vjetër, të mbingarkuar, me orare kaotike dhe kushte të papranueshme, sidomos tani që po afron dhe vera ku nxehtësia kthen çdo udhëtim në një vuajtje.

Pensionistët, që meritojnë respekt dhe lehtësi, jo vetëm që detyrohen të vuajnë për abone, por pastaj udhëtojnë në kushte mizerabël.

Kjo nuk është politikë sociale është një farsë e hidhur që maskohet si "mirësi"!/Versus.al

Poll