
Donald Trump iu përgjigj me stilin e tij unik kancelarit gjerman Friedrich Merz , i cili deklaroi se iranianët janë qartësisht më të fortë se sa pritej , dhe amerikanët qartësisht nuk kanë as një strategji vërtet bindëse në negociata.
Nëpërmjet Truth Social, presidenti amerikan shkroi se Merz nuk ka idenë se për çfarë po flet dhe se nuk është çudi që Gjermania po shkon kaq keq, si ekonomikisht ashtu edhe në fusha të tjera.
Postimi i plotë i Trump
Kancelari gjerman Friedrich Merz mendon se nuk ka problem që Irani të ketë armë bërthamore. Ai nuk e ka idenë për çfarë po flet! Nëse Irani do të kishte armë bërthamore, e gjithë bota do të ishte peng. Unë po bëj diçka me Iranin tani që shtetet ose presidentët e tjerë duhet ta kishin bërë shumë kohë më parë. Nuk është çudi që Gjermania po shkon kaq keq, si ekonomikisht ashtu edhe në fusha të tjera! President DONALD TRUMP.

Një ditë parë kancelari gjerma tha nga ana e tij se udhëheqja iraniane po i "poshtëron" Shtetet e Bashkuara në konflikt.
Merz tha se Uashingtonit duket se i mungon një strategji e qartë dhe vuri në pikëpyetje se si mund të dilnin nga kriza.
"Iranianët janë qartësisht më të fortë se sa pritej dhe amerikanët qartësisht nuk kanë as një strategji vërtet bindëse në negociata", tha Merz.
"Problemi me konflikte të tilla është gjithmonë i njëjtë: nuk duhet vetëm të hysh, duhet të dalësh. E pamë këtë me shumë dhimbje në Afganistan për 20 vjet. E pamë edhe në Irak", tha kancelari, duke shtuar:
"Për momentin, nuk e shoh se çfarë daljeje strategjike do të zgjedhin amerikanët, veçanërisht sepse iranianët janë qartësisht negociatorë shumë të aftë - ose më saktë, shumë të aftë që nuk negociojnë".Përshtati në shqip Versus.al

