Artan Tafani, i penduari i drejtësisë ka dëshmuar sërish për ngjarjet kriminale ´të kryera prej tij dhe anëtarëve të tjera të grupit të Laert Haxhiut.
Ai foli sërish për tritolin që shpërtheu në lokalin e Rigels Rajkut, të njohur ndryshe si ‘’Noizy’’. Tafani tha se shkak për shpërthimin me tritol ishte bërë konflikti mes Noizyt dhe Kleviol Ahmetit, shokut të Laert Haxhiut.
Ky i fundit pasi kishte parë videon ku Noizy dhunonte shokun e tij, urdhëroi Tafanin që të vendosnin lëndën plasësë në biznesin e reperit të famshëm.
Artan Tafani: Ka ndodhur ato ditë një sherr është zënë Kleviol Ahmetaj me Noizyn. Fillimisht në Tik Tok pastaj fizikisht në Durrës janë goditur. Klevioli me Laertin njihen familjarisht janë shokë. Nuk i erdhi mirë Laertit që e rrahën Klaviolin në atë mënyrë. Po diskutonin, kërkonin Laertin për ti bërë diçka Noizyt për atë që bëri vendosën ti vënë tritol për rrahjen e Klaviolit. Nëna e Kleviolit dhe motra morën në telefon Lartin, ata pyesnin si e rrahën kështu, Laerti u vu në siklet, çohuni tha shkoni vijini tritol, e kishim tritolin në shpi që e mbanim. Një kile e pak.
I bashkova unë, i ngjita me ngjitës, nga ora 2:30 u nisëm ishim me Lulzim Spahinë e Lartin, Laerti tha nisuni. Morëm benzin e zi që kishim marrë te casa nova, i hoqëm targat dhe ia vumë makinës time, sepse makina ime ishte në kërkim në atë kohë. Lulzim Spahia e dinte ku do shkonim. Më orientoi, parkova te lokali një rrugicë më lart, Lulzimi qëndroi në makinë. Lokali që ishte në kat të dytë i Noizit, ishte i hapur. S' po gjeja dot shkallët, kthehem te makina i them s'po gjej dot shkallët, Lulzimi komunikon me Laertin, i them ta vendos te lokali poshtë dyqani i rrobave, mu te dera pasi pyetëm Lartin dhe na tha vendoseni aty. E ndeza fitilin dhe ika tek makina. Pasi ikëm disa metra dëgjuam shpërthimin, i shkruajtëm Laertit që e vumë shpërtheu, dhe u kthyem në shtëpi.
Ditën e djeshme në procesin që po zhvillohet ndaj të dënuarit me burg përjetë për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhiu, dëshmoi edhe babai i Noizyt i cili tha se nuk kishte dijeni se kush e kishte vendosur tritolin. Versus.al

