Tiranë- Policia ka arrestuar një 25 vjeçar të identifikuar si B.K me banim në Burrel.
I riu akuzohet se kishte vjedhur llogarinë e instagramit të një qytetareje dhe kishte hapur llogari false me foto të saj duke e kanosur që t’i dërgonte para ose përndryshe do të publikonte edhe foto të tjera intime.
Policia ka sekuestruar 2 celularë së bashku me llogaritë false që ishin aktive brenda tyre. Materialet i kanë kaluar gjykatës së Tiranës për veprime të mëtejshme. Versus.al







