AKTUALITET /

I vuri tritol punishtes së sallameve, në kërkim autori 26 vjeçar në Fushë Krujë (EMRI)

Shkruar nga Versus

I vuri tritol punishtes së sallameve, në kërkim autori 26

Fushë Krujë- Një 26 vjeçar rezulton të ketë qenë autori i vendosjes së tritolit që shpërtheu në punishten e sallamit në pronësi të Dorjan Mirit. 

Kristjan Caka është shpallur në kërkim nga policia nën akuzën e shkatërrimit të pronës me eksploziv. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet përse i riu e ka kryer një krim të tillë, policia i ka sekuestruar automjetin me të cilin u largua nga vendngjarja pasi vuri tritolin më 5 mars.

Pas shpërthimit që shkaktoi dëme materiale në murin e jashtëm të punishtes, pronari Dorjan Miri u shpreh për mediat se nuk kishte konflikte me askënd dhe se nuk kishte ide se kush mund të kishte vendosur lëndën plasëse.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë së Durrësit dhe tashmë po kryhen hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Poll