Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë zbarkuar në 12 qarqet e vendit, të shoqëruar nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në qarqet që konsiderohen si zona të nxehta për krimin zgjedhor, si Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Lezha, janë caktuar nga dy prokurorë. Ndërkohë, në kryeqytet janë emëruar prokurorë të posaçëm për të mbikëqyrur hetimet.
Nesër, më 11 maj, shqiptarët do të dalin në votime për të zgjedhur ata që do t’i udhëheqin për katër vitet e ardhshme.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, 3 milionë e 713 mijë e 761 shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, do të kenë të drejtën e votës për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit. Nga ky numër, 114 mijë e 642 do të jenë votues të rinj, që do të votojnë për herë të parë./Versus.al







