AKTUALITET /

Gramsh/ Rëndohet bilanci, dy punëtorë të vdekur pas shembjes së dheut në një kantier ndërtimi! Identifikohen viktimat

Shkruar nga Versus

Gramsh/ Rëndohet bilanci, dy punëtorë të vdekur pas shembjes

Një ngjarje tragjike është raportuar sot në zonën e Holtës, në Gramsh, ku dy punëtorë kanë humbur jetën pas rrëshqitjes së një masivi dheu gjatë punimeve në kantierin e ndërtimit të një hidrocentrali.

Viktimat janë Abas Basha, 22 vjeç, dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç, të cilët humbën jetën si pasojë e aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur pranë një kanali që furnizon me ujë hidrocentralin në ndërtim, ndërsa autoritetet policore dhe grupet mjekësore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të dokumentuar ligjërisht këtë tragjedi. Ky incident vjen vetëm disa ditë pas një tjetër aksidenti fatal në Klos, ku një 29-vjeçar humbi jetën nga shembja e një masivi kromi.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/Informacion paraprak

Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Versus.al

 

Poll