AKTUALITET /

Çim Peka paralajmëron tjetër intervistë me Arben Ahmetajn? Gazetari: Gati të bëjmë atë që themi

Çim Peka duket se po përgatitet për një tjetër intervistë me ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili aktualisht ndodhet në arrat

Shkruar nga Versus

Çim Peka paralajmëron tjetër intervistë me Arben Ahmetajn?

Çim Peka duket se po përgatitet për një tjetër intervistë me ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili aktualisht ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për shpërdorim detyre, duke shkaktuar një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit.

Sot, Peka publikoi një postim në rrjetet sociale, ku shfaqet sërish me Ahmetajn dhe ka shkruar: “Bëjmë atë që themi, themi atë që do bëjmë”.

Arben Ahmetaj ka realizuar dy intervista televizive me gazetarin Çim Peka, ku ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë./Versus.al

Çim Peka paralajmëron tjetër intervistë me Arben Ahmetajn?

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: