
Vlorë- Dy persona janë arrestuar në Delvinë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se po ndërtonin një impiant gazi (TEC) në pronë publike pa patur leje ndërtimi nga autoritetet.
Në pranga kanë rënë Elton Malkaj, 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të kompanisë "Delvina Gas" dhe Luan Meta, 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit.
Ndërsa u shpallën në kërkim pronari i kompanisë Sokol Meqemaj dhe administrator i firmës Juglerd Ibrahimi. Memeqeja nuk është emër i panjohur për mediat dhe publikun pasi dy vite më parë pas pretendimeve për një skandal sa i takon salçiçeve "Wudy", importuesi u shfaq duke i konsumuar "live". Kompania e Sokol Meqemajës "Delvina Gas", rezulton degë e një kompanie të huaj në Ishujt Virxhin. Autoritetet kanë bllokuar punimet në objektin e ndërtuar pa leje. Ndërsa ky është një tjetër rast i vijimësisë së aksionit të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama kundër ndërtimeve pa leje. Versus.al







