AKTUALITET /

Inceneratori i Elbasanit, SPAK shtyn hetimet për ish- zv/kryeministrin Arben Ahmetaj

Afati i fundit i SPAK për dosjen ‘Ahmetaj’ është caktuar data 22 dhjetor të këtij viti, ku më pas organi i akuzës do ti dërgojë hetimet në Gjykatën e Posaccme për kalimin ose jo të dosjes.

Shkruar nga Versus

Inceneratori i Elbasanit, SPAK shtyn hetimet për ish- zv/kryeministrin

SPAK ka shtyrw me tre muaj hetimet për ish zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim për korrupsion në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.

Afati i fundit i SPAK për dosjen ‘Ahmetaj’ është caktuar data 22 dhjetor të këtij viti, ku më pas organi i akuzës do ti dërgojë hetimet në Gjykatën e Posaccme për kalimin ose jo të dosjes.

Ndaj ish-zëvëndës kryeministrit dhe ish-ministër i financave, SPAK ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Në korrik të këtij viti SPAK  lëshoi një urdhër arresti për Ahmetajn.

Ahmetaj u largua nga Shqipëria ditën kur SPAK  i dërgoi letrën Kuvendit të Shqipërisë për të marrë leje për arrestimin.

Një javë pasi 117 vota ia lanë duart e lira SPAK-ut për Arben Ahmetajn, Gjykata e Posaçme pranoi dy kërkesat e prokurorëve të Posaçëm për kontrollin e disa banesave të dyshuara se i përkasin ish-funksionarit, si dhe vendosi sekuestro preventive./Versus.al

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: