AKTUALITET /

Gjyqtarja Irena Gjoka vulos "fatin" e dosjes së Metës dhe Kryemadhit, caktohet data e seancës paraprake

Më 25 shtator, gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim, do të kthehet për plotësim hetimesh, apo do të pushohet.

Shkruar nga Versus

Gjyqtarja Irena Gjoka vulos "fatin" e dosjes së Metës dhe

GJKKO cakton datën 25 shtator ora 11.00 për zhvillimin e seancës së parë paraprake në ngërkim të ish presidentit Ilir Meta dhe katër personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga SPAK.

Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik që u hodh javën e kaluar. Gjoka do shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaccme për të kaluar dosjen për gjykim, ndërkohë që kjo e fundit ka në dorë edhe dy opsione të tjera, ta kthejë sërish dosjen në SPAK ose të pushojë hetimet.

SPAK ka marrë të pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon, Ema çokun dhe Fatime Kryemadhin. Hetimet u bazuan në atë që njihet si "afera CEZ-DIA" dhe lobimi i ish-LSI-së në SHBA. 

Ish-presidenti Ilir Meta akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit rëndojnë të njëjtat akuza. Ndërsa nëna e saj Fatime Kryemadhi dhe financierja Ema Çoku akuzohen për pastrim parash. Pirro Xhixho, akuzohet për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim. 

Më 8 shtator, Apeli i GJKKO rrëzoi ankimin e Metës kundër vendimit të rrëzimit të kërkesës së tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Avokati i tij Kujtim Cakrani tha se gjyqtarët po veprojnë në mënyrë jo të bazuar në ligj dhe se paralajmëroi do ta ndjekë këtë çështje edhe në instanca të tjera. Versus.al

Poll