Anëtari i Këshillit Kombëtar si dhe ish kryetari i Partisë Demokratike dega Vlorë, Genc Dermomemaj është emëruar në krye të kadastrës së qytetit bregdetar.
Ky pozicion mbahej në mënyrë të përkohshme nga Paloa Sulaj e komanduar pas dorëheqjes së Erjon Galanxhit i cili dha dorëheqjen pas 3 muajsh në detyrë.
I diplomuar për inxhinieri Hidroteknike në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në vitin 2002 Deromenaj u aktivizua në jetën politike si pjesë e Grupimit Studentor të PD-së në Fakultetin e Ndërtimit Tiranë si dhe mbështetës i fushatave elektorale të PDSH.
Ndërsa nga viti 2018 deri në vitin 2022 ai ka mbajtur postin e kryetarit të Partisë Demokratike në Vlorë.
Ndërsa nga viti 2022 e deri një javë më parë sipas burimeve për Versus.al ai ishte anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë./Versus.al







