
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiç ka deklaruar se ka edhe biseda të tjera mes kryetares së grupit parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari dhe Milan Radoiçiç i cili është shpallur në kërkim për sulmin terrorist në Banjskë ku u vra një polic shqiptar.
“Siç edhe kam deklaruar, ka edhe shume biseda të tjera që kanë ndodhur”, ka thënë Simiç për RTVD.
Ndërsa ish-hetuesi policer, Murat Mehmeti tha për mediat e Kosovës se të gjitha takimet e politikanëve të Kosovës dhe të personave të tjerë, janë regjistruar nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë.
“Jo pse Radoiçiçi nuk është pjesë e strukturës shtetërore. Radoiçiçi formalisht e ka marrë përsipër sulmin e fundit terrorist, por prapa Radoiçiçit është inteligjenca ushtarake”, tha Mehmeti.
Sa i takon përgjimeve kryeministri Albin Kurti tha të martën para gazetarëve se është një montim nga Radoiçiç duke shtuar se trysnia duhej të ishte ndaj këtij të fundit i cili prej 9 muajsh ndodhet i lirë në Serbi pavarësisht se në Kosovë është shpallur në kërkim. Versus.al







