Durrës- Një aksident fatkeq ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në lagjen e plazhit ku një i mitur ka rënë nga kati i katërt i një shtëpie pushimi.
Mësohet se 15 vjeçari nga Polonia ndodhej në Durrës së bashku me familjen e tij për të kaluar pushimet. Por aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katërt të katërt dhe aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të qytetit nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Versus.al







