AKTUALITET /

Itali/ Vrau bashkëkombësin për një borxh, dënohet me burg 37 vjeçari shqiptari

Arthur Cerria u shpall fajtor për vrasjen e Dritan Xhepexhiut në Tavullia dhe u dënua me 14 vite burg, pasi gjykata rrëzoi pretendimin e vetëmbrojtjes. Ngjarja kishte ndodhur në gusht 2024, pas një konflikti mes bashkëkombësve.

Shkruar nga Versus
Itali/ Vrau bashkëkombësin për një borxh, dënohet me
Arthur Cerria/ Dritan Xhepexhiu

Itali-Gjykata e Pesaros ka dënuar me 14 vite e 2 muaj burg Arthur Cerria-n, 37 vjeç, shqiptar me banim në Tavullia, për vrasjen e bashkëkombësit të tij Dritan Xhepexhiu (Idrizi), 38 vjeç, ngjarje e ndodhur më 7 gusht 2024.

Vendimi u dha me procedurë të shkurtuar, ndërsa Cerria zgjodhi të mos ishte i pranishëm gjatë leximit të dënimit.

Mbrojtja, e 37 vjeçarit shqiptarit, këmbënguli deri në fund në tezën e vetëmbrojtjes, duke theksuar se Cerria kishte pësuar dëmtime serioze dhe se kishte reaguar për të shpëtuar jetën.

Ata kishin kërkuar pafajësi ose, në alternativë, vrasje për vetëmbrojtje.

Gjykata ka caktuar gjithashtu 50 mijë euro dëmshpërblim për palët civile. Avokati i familjes së viktimës, e cilësoi vendimin të pritshëm dhe u shpreh i kënaqur që nuk u pranua opsioni që Cerria kishte vepruar në kushte për t'u vetëmbrojtur.

Sa i përket nipit 24-vjeçar të Cerria-s, i akuzuar për favorizim (fshehje prove), gjykata e ka shpallur të pafajshëm, pasi thika nuk u gjet kurrë dhe u pranua argumentimi i mbrojtjes.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, viktima kishte shkuar në Tavullia me dy persona të tjerë pas një konflikti mes familjeve lidhur me një borxh për riparimin e një makine. Ngjarja u përshkallëzua në banesën e Cerria-s, ku ndodheshin edhe bashkëshortja dhe fëmija i tij. Pas përplasjes, Xhepexhiu u plagos rëndë dhe ndërroi jetë para mbërritjes në spital./Versus.al

Poll