Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Pak muaj më parë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ku pati edhe një “paralajmërim” nga Rama, Shkrelit iu sekuestrua telefoni celular nën dyshimin për korrupsion zgjedhor.
Së bashku me Shkrelin, SPAK dyshon edhe për përfshirjen e 3 personave të tjerë në korrupsion zgjedhor.
Kujtojëm se gjatë fushatës elektorale në Vaun e Dejës, kryeministri iu drejtua Shkrelit me fjalinë “Kristjan mos më luaj me dy porta”. Shkreli pavarësisht se është zgjedhur si kandidat i PS, njihet edhe me afërsinë e tij me PSD-në e Tom Doshit. Versus.al







