AKTUALITET /

Iu sekuestruan prona me vlerë 3.1 mln euro, ish-shefi i Operacionales bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Bistri, i akuzuar si pjesë e organizatës kriminale të zbuluar në dosjen "Metamorfoza" kërkon heqjen e sekuestros ndaj pasurive të tij dhe të familjarëve.

Shkruar nga Versus
Iu sekuestruan prona me vlerë 3.1 mln euro, ish-shefi i Operacionales
Foto: Ish-shefi i Policisë Operacionale, Oltion Bistri

Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri i cili u arrestua pas zbardhjes së përgjimeve në dosjen ‘Metamorfoza” ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit për sekuestron e pasurive të tij dhe të familjarëve.

Në maj të këtij viti, SPAK njoftoi sekuestron e pasurive me vlerë 3.1 milionë euro nën pronësi të Oltion Bistrit i cili në përgjimet e zbardhura në dosjen “Metamorfoza” rezultonte se ishte informatori i parë i grupeve kriminale rreth asaj çfarë ndodhte në godinën e policisë.

Pasuritë e sekuestruara të Oltion Bistrit

- 18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë;

- Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

- Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë;

- Apartament me sipërfaqe 66.5 m2,  ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

- Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

- Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

- Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

- Apartament me sipërfaqe 138.3 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;

- Garazh me sipërfaqe 87.8 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;

- Apartamenti me sipërfaqe 100.6 m2, në katin e dhjetë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

- Njësi (dyqan) me sipërfaqe ndërtimore 72 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

- Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë;

-  Apartament me nr. 3, kati i katërt, me sipërfaqe 58.5 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;

- Apartament me nr. 9, kati i dytë, me sipërfaqe 58.9 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;

- Pasuri e llojit njësi (dyqan), me sipërfaqe ndërtimore 110 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

- Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe totale 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

- Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe totale 95 m2, në katin e parë,  ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

- Automjet i markës “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: