AKTUALITET /

Izoloi juglindjen për disa javë, bllokohet sërish aksi Librazhd-Prrenjas

Masivet e dheut kanë përfunduar në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe erës së fortë.

Shkruar nga Versus
Izoloi juglindjen për disa javë, bllokohet sërish aksi
Foto nga rruga Librazhd-Prrenjas

Aksi rrugor Librazhd-Prrenjas që pak muaj më parë izoloi juglindjen e vendit për disa javë, është bllokuar sërish.

Shkak për bllokimin e aksit mësohet se janë bërë kushtet atmosferike. Pjesa më e madhe e vendit u përfshi sot nga reshje të dendura shiu dhe erë e fortë.

Qindra automjete nga të dyja kahet e rrugës kanë mbetur të bllokuara për shkak të dheut që ka mbuluar aksin duke krijuar radhë të gjata trafiku. Versus.al

Poll