AKTUALITET /

"Janë 90 faqe përgjime", gazetarja: Mediat e Veliajt nxorën foto të fëmijëve të gjyqtarëve e prokurorëve

Shkruar nga Versus

"Janë 90 faqe përgjime", gazetarja: Mediat e Veliajt

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta në emisionin “Të Paekspozuarit” lidhur me provat e reja që SPAK ka paraqitur ndaj kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

Lala tha se prokurorët kanë dërguar 90 faqe përgjime ku pretendohet se Veliaj ka tentuar të devijojë të vërtetën dhe të sulmojë prokurorët e gjyqtarët nëpërmjet mediave, madje edhe ndaj zyrtarëve të drejtorisë së burgjeve ka përdorur gjuhë e ashpër.

Gazetarja shkoi deri në atë pikë sa nënvizoi edhe faktin se disa prej mediave kishin nxjerrë fotot e fëmijëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“SPAK ka pretenduar se Veliaj paraqet rrezik për të infektuar provat dhe intimiduar dëshmitarët për shkak të gjuhës së përdorur në komunikime me vëllain dhe të tjerë. Nëse provohet shkak-pasojë, pra që Veliaj ka urdhëruar të bëhet një lajm i rremë apo të vihet nën presion një gjyqtar dhe prokuror, është vepër penale dhe ka bashkëpunëtorë. Nuk e ndaj dot sot.

Pardje prokurorët kanë dërguar 90 faqe përgjime, mund të ketë edhe të tjera, kanë pretenduar se Veliaj ka tentuar të devijojë të vërtetën dhe të ketë target sulmi gjyqtarë dhe prokurorë. Ka patur gjuhë kërcënuese ndaj disa zyrtarëve, ndaj drejtorisë së përgjithshme të burgjeve.

Qëllimi me sa kam kuptuar, se SPAK nuk mund të ndërhyjë në punën e medias, duhet të ndajë atë vijën e hollë, atë që një gazetar beson vërtetë, dhe gjë tjetër kur hyjnë interesat në mes. Nuk di të them ç'do të bëjë SPAK. Por di të them se përgjimet janë aty. Qëllimi kryesor ka qenë që Veliaj të qëndrojë prapa hekurave sepse mund të rrezikohej procesi hetimor. Rrugës mund të gjenden prova për shumë personazhe që e rrethojnë. Kanë dorëzuar edhe fatura të reja, transaksione bankare, kontrata të firmosura nga kompanitë e Ajola Xoxës. Mund të dalin të dhëna të tjera.

Kemi konstatuar se ka patur media të tëra, që kanë patur një gjuhë kërcënuese ndaj gjyqtarëve, prokurorëve, gazetarëve, gjuhë e papranueshme. Të nxjerrësh fotot e fëmijëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk është normale, nuk është gazetari.

Ato që janë dorëzuar bëhet fjalë për një pagesë që i referohet avokatit amerikan. Nuk jam në gjendje të them nëse ka te pjesa e pazbardhur. Kufjet i ka patur oficeri i BKH dhe vetëm ai bashkë me prokurorin e di”- tha Lala. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: