
Familja e M.C, 14 vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij M.P pas një sherri pranë shkollës “Fan Noli”, ka hapur një Gofundme ku kërkon ndihmë për kurimin e djalit tjetër i cili vuan nga autizmi.
Ata kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët shqiptarë për të mbledhur një shumë që do të përdoret për të vëllain e 14 vjeçarit të ndjerë, i cili përballet me sfidat e autizmit.
“Familja Cani është me zemër të thyer për të ndarë humbjen e rëndë të djalit të tyre 14-vjeçar, M.C, i cili humbi jetën tragjikisht në një akt dhune të pakuptimtë. Martin u qëllua për vdekje me thikë në një incident në shkollë që ka lënë familjen tonë të shkatërruar.
Martin ishte më shumë se një djalë dhe vëlla; ai ishte një fener shprese dhe gëzimi për të gjithë ata që e njihnin. Gjithashtu, Martin ishte një futbollist i ri i madh i aspiratës. Ai la pas një familje të pikëlluar, duke përfshirë vëllain e tij më të vogël Henry, i cili përballet me sfidat e tij me Autizmin.
Përveç përballjes me këtë pikëllim të paimagjinueshëm, ne po përballemi me sfida të rëndësishme në ofrimin e mbështetjes psikologjike dhe kujdesit të specializuar mjekësor për Henrin.
Ju lutemi që të ndani historinë tonë në Facebook dhe Instagram për të na ndihmuar të arrijmë të tjerët. Ju faleminderit për mirësinë dhe dhembshurinë tuaj teksa ne e kalojmë këtë tragjedi. Florina dhe Angel Cani”, kanë shkruar ata.
Ka qenë tezja e të miturit të vrarë, e cila është njëkohësisht edhe nusja e xhaxhait, Aida Cani ajo e cila ka marrë nismën për të hapur këtë “Gofundme” të kërkuar nga familja e të miturit i cili u vra tragjikisht pas një sherri vetëm 200 metra larg shkollës ku shkonte për të mësuar.
Deri më tani janë mbledhur mbi 28 mijë dollarë nga 100 mijë i vendosur si limit nga familja e vogëlushit të ndjerë.
Kushdo që dëshiron të kontribuojë, linkun e "Gofundme" e gjen duke klikuar Ketu! Versus.al








