
Një telefonatë ka alarmuar policinë e Tiranës, pasi është raportuar se një makine në zonën e 9-katësheve në kryeqytet i ishte vendosur lëndë plasëse.
Sipas burimeve për “News24”, menjëherë pas njoftimit forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë kryer verifikimet përkatëse.
Pas kontrollit të mjetit të dyshuar, ka rezultuar se alarmi i ngritur nga telefonata e qytetarit ishte fals dhe nuk është konstatuar asnjë lëndë plasëse.
Për arsye sigurie, policia ka ushtruar kontrolle edhe në automjetet e tjera të parkuara në zonë, por as aty nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Autoritetet po punojnë për identifikimin e personit që ka bërë telefonatën e rreme./Versus.al

