AKTUALITET /

Ministri Nufi takon homologun kroat në Zagreb: Paqja themeli i çdo angazhimit tonë!

Ministri i Mbrojtjes zhvilloi një bisedë me homologun kroat Ivan Anušić, ku u theksua forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadër të NATO-s. Diskutimet u fokusuan te paqja, siguria dhe stabiliteti në rajon, si dhe te thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake.

Shkruar nga Versus

Ministri Nufi takon homologun kroat në Zagreb: Paqja themeli i çdo

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka zhvilluar një bisedë të konsideruar “shumë të frytshme” me homologun e tij kroat Ivan Anušić, ku është theksuar forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes dy vendeve si aleatë në NATO.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi çështje me interes të përbashkët që lidhen me paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore, si dhe mbi mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Sipas ministrit, një rol i rëndësishëm në diskutime ka pasur edhe deklarata trepalëshe, e cila synon nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes mes vendeve partnere.

Në kanalet e tij të komunikimit, ministri Nufi ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me aleatët dhe koordinimit me Brukselin, me synimin për një rajon më të sigurt dhe një të ardhme të përbashkët euro-atlantike.

Postimi i plotë i ministrit Nufi: 

Një bisedë shumë e frytshme me homologun kroat Ivan Anušić ku forcuam edhe më tej miqësinë tonë si aleatë në NATO.

Diskutuam tema me interes të përbashkët që lidhen me paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore, si dhe mundësitë konkrete për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Deklarata trepalëshe ka si qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Në këtë frymë, paqja mbetet themeli i çdo angazhimi tonë. Shqipëria luan dhe do të vijojë të luajë një rol aktiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal, duke forcuar marrëdhëniet me aleatët dhe duke thelluar koordinimin me Brukseli, në funksion të një rajoni më të sigurt dhe një të ardhmeje të përbashkët euro-atlantike./Versus.al

Tags:

ermal nufi

Poll