
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu për lirimin nga qelia e paraburgimit ku po mbahet nën hetim për dy dosje kriminale.
Fetahu pretendoi se kishte shqetësime shëndetësore dhe se e ka të pamundur qëndrimin në qeli. Në gusht të vitit të kaluar, Fetahut iu caktua masa e 'arrestit shtëpiak' pasi dyshohej se kishte ndërhyrë në dosjet gjyqësore për të lehtësuar pozitat e grupit kriminal "Çopja".
Ndërsa pak muaj më vonë, në nëntor të 2024-ës u arrestua pas zbardhjes së përgjimeve në "Sky Ecc" ku në bisedat me të shumëkërkuarin Suel Çela, i premtonte këtij të fundit favore dhe ndërhyrje madje edhe në çështjet të cilat i kishin në shqyrtim kolegë të saj. Pjesë e veprimtarisë kriminale ishte edhe rëndimi i pozitave të kundërshtarëve të Suel Çelës.
Kjo është e dyta herë që Fetahut i refuzohet kërkesa për lirim nga qelia me justifikimin se është sëmurë. Versus.al








