AKTUALITET /

Katërputroshët besnikë të Policisë në “pension” – Shiten me ankand për vetëm 10 mijë lekë

Sipas njoftimit të publikuar nga Ministria e Brendshme, ankandi do të zhvillohet më 15 korrik 2025, në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit të Përgatitjes së Policisë.

Shkruar nga Versus

Katërputroshët besnikë të Policisë në

Policia e Shtetit nxjerr në ankand qentë e shërbimit që dalin në “pension”

Disa prej qenve të shërbimit të Policisë së Shtetit do të dalin në shitje, nëpërmjet një ankandi të hapur për publikun. Kjo është një procedurë e zakonshme që zbatohet për qentë që, për shkak të moshës apo paaftësive të fituara me kalimin e kohës, nuk mund të vijojnë më detyrën pranë strukturave të Policisë.

Sipas njoftimit të publikuar nga Ministria e Brendshme, ankandi do të zhvillohet më 15 korrik 2025, në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit të Përgatitjes së Policisë. Çdo individ apo subjekt juridik që dëshiron të marrë pjesë në procesin e blerjes duhet të paraqesë një dokumentacion të posaçëm pranë komisionit të ankandit, në kohën dhe vendin e përcaktuar.

Dokumentacioni i nevojshëm përfshin:

Kërkesë me shkrim për blerje, e regjistruar në protokollin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Garanci bankare ose mandat-pagesë origjinal, që vërteton ngurtësimin e 20% të çmimit fillestar
Dokument identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë biometrike)
Në listën e publikuar për shitje figurojnë tetë qen të racave dhe moshave të ndryshme, të cilët do të kenë një çmim fillestar prej 10 mijë lekësh secili (rreth 100 euro).

Ky ankand ofron një mundësi për ata që duan të kujdesen për këta kafshë besnike, të cilët për vite kanë shërbyer në strukturat e rendit me përkushtim dhe disiplinë./Versus.al

Katërputroshët besnikë të Policisë në

Poll