AKTUALITET /

Kërcënohet me jetë djali i ish-kandidatit për kryebashkiak në Shkodër

Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës ka denoncuar në polici se është kërcënuar me armë zjarri.

Shkruar nga Versus

Kërcënohet me jetë djali i ish-kandidatit për kryebashkiak

Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës ka denoncuar në polici se është kërcënuar me armë zjarri.

Referuar njoftimit të policisë, Bushati ka deklaruar se teksa ka qenë në pedonalen e qytetit kur dy persona me armë e kanë ndaluar.

Policia njofton se nga paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjnë me dije të dhëna.

“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.

Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton Policia.

Policia e Shkodër ka nisur kqyrjen e kamerave të sigurisë për të shkruar drejt gjurmëve të autorit. Më herët në një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e sulmit me tritol. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2022./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: