AKTUALITET /

Kërcënuan me pistoletë 35 vjeçarin dhe tentuan ta nxirrnin nga makina, 3 të arrestuar në Vlorë

Shkruar nga Versus

Kërcënuan me pistoletë 35 vjeçarin dhe tentuan ta nxirrnin

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona të cilët ditën e djeshme janë konfliktuar me një person në lagjen “Hajro Çakërri”.

Pas sherrit, autorët Xh. I., 31 vjeç, K. H., 34 vjeç dhe M. Z., 20 vjeç me banim në Vlorë kanë kërcënuar me pistoletë sportive 35 vjeçarin L.S dhe më pas kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga automjeti duke e goditur me grushte dhe me qytën e pistoletës.

I dhunuari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. ndërsa pistoleta e përdorur për kërcënim u gjet e fshehur në automjetin e babait të njërit prej autorëve të cilët fillimisht u larguan nga vendngjarja, për t’u arrestuar më pas nga policia. Versus.al

Poll