AKTUALITET /

Kërkoi heqjen e sekuestros për vilën në Qerret, gjykata e Lartë vendos për Ajola Xoxën

GJKKO kishte caktuar më parë sekuestron ndaj vilës pas dyshimeve të SPAK se ajo ishte përfituar në bazë të skemës korruptive të ngritur nga Veliaj.

Shkruar nga Versus
Kërkoi heqjen e sekuestros për vilën në Qerret, gjykata e
Foto: Ajola Xoxa duke respektuar masën "detyrim paraqitje" në SPAK

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj e cila kishte kërkuar heqjen e sekuestros të vendosur nga GJKKO ndaj vilës në Qerret.

SPAK dyshon se vila në Qerret e cila pretendohet nga Veliaj dhe Xoxa se u përket prindërve të kësaj të fundit, është “defacto” e kryebashkiakut të Tiranës. Dosja në të cilën Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste të ndryshme dhe pastrim parash, përmban edhe dyshimet se vila mund të jetë një “ryshfet” i kpmpanisë “Agi Kons” të Gentian Sulës e cila ka fituar tendera të shumtë nga bashkia e Tiranës.

Kompania rezulton një prej sponsorve të qendrës “Harabeli” të Ajola Xoxës gjë që e ka çuar SPAK-un në dyshimin se kemi të bëjmë me një skemë të pastrimit të parave dhe përvetësiit të fondeve publike. Versus.al

Poll