AKTUALITET /

Kërkoi lirimin nga qelia me garanci pasurore, Apeli i GJKKO lë në burg Erion Veliajn

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masat e sigurisë të caktuara më herët ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masat e sigurisë të caktuara më herët ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Shkruar nga Versus
Kërkoi lirimin nga qelia me garanci pasurore, Apeli i GJKKO lë në
Erion Veliaj

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë me garanci pasurore.

Veliaj kërkoi të lirohej nga qelia dhe të hetohej në gjendje të lirë, duke ofruar një garanci pasurore si alternativë ndaj paraburgimit, por Apeli i GJKKO vendosi ta mbajë në burg, duke lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’.

Erion Veliaj kërkoi një masë më të butë sigurie, duke ofruar garanci pasurore pa specifikuar shumë konkrete, duke ia lënë vlerësimin gjykatës. Ndërkohë, përmes avokatëve të tij, ai ka dorëzuar edhe një rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së arrestit me burg, por ende nuk është caktuar një datë për shqyrtimin e çështjes apo përbërja e trupës gjykuese.

Kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës po hetohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa qëndron në burg që prej 10 shkurtit, në kuadër të hetimeve të SPAK.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, Erion Veliaj, akuzohet për nëntë raste të veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, si dhe për “pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SPAK njofton gjithashtu se bashkëshortja e Veliajt është nën hetim për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Në të njëjtën dosje, pesë biznesmenë janë vënë nën akuzë për korrupsion aktiv, pasi, sipas SPAK, ata kanë dhënë ryshfet ndaj Veliajt në këmbim të fondeve publike dhe lejeve të ndërtimit. Versus.al

Poll