AKTUALITET /

Kërkoi mandatin në Kushtetuese, GJK rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit!

Llagami depozitoi një kërkesë pranë Kushtetueses, ku shprehu dyshime mbi vlefshmërinë e procesit, duke pretenduar se vota e 9-të u shpall e pavlefshme qëllimisht, çka e privoi nga mundësia për të fituar postin me shumicë të cilësuar votash.

Shkruar nga Versus
Kërkoi mandatin në Kushtetuese, GJK rrëzon kërkesën e
Naureda Llagami

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Naureda Llagamit, duke çuar Asim Vokshin drejt konfirmimit si anëtar i Kushtetueses.

Llagami ishte një nga tre kandidatët që garonin për postin vakant në Gjykatën Kushtetuese, për të pasuar Holta Zaçajn.

Për të fituar garën, një kandidat duhet të sigurojë të paktën 3/5 e votave të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, por asnjëri prej kandidatëve nuk arriti këtë kuorum.

Si rrjedhojë, sipas rregullores, u emërua kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), pra Asim Vokshi, me 89.5 pikë.

Poll