Tiranë- Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth mesnatës së mbrëmshme në Unazën e Madhe të kryeqytetit.
Versus.al mëson se në aksident u përfshinë tre automjete të cilat pësuan dëme të konsiderueshme materiale.
Gjithashtu burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit, ka patur persona të plagosur.
Në vendngjarje mbërriti policia për sqarimin e rrethanave dhe një karrotrec që transportoi mjetet e aksidentuara për të liruar rrugën. Versus.al

