Sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pritet të shqyrtohet sërish kërkesa e deputetes Belinda Balluku për heqjen e masës së pezullimit nga detyra.
Ndërkohë, në ambientet e SPAK është paraqitur edhe avokati i saj, Ardian Kalaja, i cili e ka cilësuar më herët këtë masë si pa efekt, duke argumentuar se Balluku nuk mban më as postin e zv. kryeministres dhe as të ministres.
Më herët, gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Miliana Muça, kishte shqyrtuar një kërkesë të ngjashme dhe kishte vendosur lënien në fuqi të masës së pezullimit.
Paralelisht, më 9 prill, në Gjykatën e Lartë pritet të zhvillohet një tjetër seancë, ku një trup gjyqësor do të dëgjojë palët mbi kërkesën për heqjen e masës së sigurisë “ndalim i daljes jashtë vendit” ndaj Ballukut.
/Versus.al

