Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë është regjistruar sot në Orikum të Vlorës, ku 52 vjeçari Llogora Xhebroi ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij, 48 vjeç Sose Xhebroin dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.
Sipas të dhënave paraprake, 52-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është dërguar fillimisht në urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, me shenja dhune në trup dhe në zonën e qafës.
Pas kthimit në banesë, 48-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë gjetur pa shenja jete autorin e dyshuar në garazh, i vetëvrarë me armë zjarri.
Pranë trupit të tij është sekuestruar një armë zjarri tip “Glock” dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.
Burime bëjnë me dije se çifti kishte pasur probleme familjare dhe më herët kishin qenë në proces divorci.
Ata janë prindër të dy djemve të rritur.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./ Versus.al


