Live Updates /

Tragjedia në Orikum/ 50 vjeçari dhunon bashkëshorten për vdekje dhe vret veten në garazh! Çifti në prag divorci!

*Një krim në familje ka ndodhur ditën e sotme në Orikum, në Vlorë. *Llogora Xhebroi, 50 vjeç dhunoi për vdekje gruan e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten. *Në trupin e Sose Xhebroit, rreth 48 vjeç, janë konstatuar shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj. *Kanë qenë 2 fëmijët e çiftit që njoftuan qendrën shëndetësore pasi nëna nuk u përgjigjej në telefon. *Pas kësaj 48-vjeçarja është gjendur pa shenja jete në dhomë. *Ndërkohë shërbimet e policisë kanë konstatuar të vetëvrarë në garazhd me armë zjarri Llogara Xhebroin dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm. *Çifti ka patur probleme dhe kanë shkuar drejt divorcit më parë dhe më pas janë ribashkuar sërish.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
1 ORE ME PARE

Vra* gruan dhe veten më pas në garazh, del FOTOJA e çiftit në Orikum

Tragjedia në Orikum/ 50 vjeçari dhunon bashkëshorten për

Çifti që shihni në foto është përfshirë në ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Orikum.

Sipas dyshimeve, burri ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij, Sose Xhebroi, 48 vjeçe, dhe më pas i ka dhënë fund jetës, duke u gjetur i vetëvrarë me armë zjarri në garazhin e banesës./ Versus.al

2 ORE ME PARE

Kishin konflikte të mëparshme dhe po divorcoheshin, detaje të reja nga vrasja që tronditi Orikumin!

Tragjedia në Orikum/ 50 vjeçari dhunon bashkëshorten për
Banesa ku jetonte çifti

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë është regjistruar sot në Orikum të Vlorës, ku 52 vjeçari Llogora Xhebroi ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij, 48 vjeç Sose Xhebroin dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.

Sipas të dhënave paraprake, 52-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është dërguar fillimisht në urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, me shenja dhune në trup dhe në zonën e qafës.

Pas kthimit në banesë, 48-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë gjetur pa shenja jete autorin e dyshuar në garazh, i vetëvrarë me armë zjarri.

Pranë trupit të tij është sekuestruar një armë zjarri tip “Glock” dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.

Burime bëjnë me dije se çifti kishte pasur probleme familjare dhe më herët kishin qenë në proces divorci.

Ata janë prindër të dy djemve të rritur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./ Versus.al

3 ORE ME PARE

Tragjedi familjare në Orikum: burri vr*t bashkëshorten dhe më pas i jep fund jetës! Pamje nga vendngjarja!

Tragjedia në Orikum/ 50 vjeçari dhunon bashkëshorten për
Pamje nga vendngjarja

Një krim në familje ka ndodhur ditën e sotme në Orikum, në Vlorë.

Burime për media bëjnë me dije se një burrë ka dhunuar dhe ka vrarë gruan e tij dhe më pas edhe veten.

Sipas informacioneve, fillimisht gruaja është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa më pas autori është kthyer në banesë, ku është gjetur pa shenja jete pasi ka vrarë veten me pistoletë në garazhd.

Viktimat e identifikuar janë burri Llogora Xhebroi dhe bashkëshortja e tij Sose Xhebroi.

Ata janë prindër të dy djemve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa hetimet vijojnë.

Njoftimi i policisë: 

Orikum/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Versus.al

Poll