Live Updates /

“2025-a, viti më i suksesshëm për Shqipërinë”, Rama: AKSHI, krenari! Nuk dorëhiqem, PD të rrijë poshtë penxheres time

*Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot konferencën e fundvitit me gazetarët ku u përgjigj mbi pyetjet e bëra lidhur me skandalet e publikuara së fundmi në media. *Rama e nisi duke e konsideruar vitin 2025 si më të sukesshmin për shqiptarët me rritje në ekonomi, rritjen e bizneseve të reja dhe të investimeve të huaja. *Ai hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura për qeverinë ndërsa tha se çështja e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku nuk mund të ishte zhvilluar në atë mënyrë siç prokurorët e SPAK e çuan në këshillin e Mandatave duke pretenduar për dosje hetimore prej 16 mijë faqesh. *Më tej u ndal edhe në skandalin e AKSHI-t, pa përmendur emra, por duke e konsideruar një institucion krenarie që u ka lehtësuar punën shqiptarëve sa i takon marrjes së dokumenteve. *Ndërsa përsëriti kritikat për SPAK-un dhe për sistemin e burgjeve në Shqipëri duke nënvizuar faktin se edhe Këshilli i Evropës e ka ngritur problematikën e numrit të lartë të personave të paraburgosur. *Duke rrëzuar kategorikisht mundësinë e dorëheqjes, Rama tha se PS do të përmbushë mandatin e marrë në zgjedhjet e 11 majit deri në 2029-ën, ndërsa shtoi se sipas tij çdo sektor në vend ka shënuar përmirësim pavarësisht akuzave të opozitës apo skandaleve të publikuara në media.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot konferencën e fundvitit me gazetarët ku u përgjigj mbi pyetjet e bëra lidhur me skandalet e publikuara së fundmi në media. *Rama e nisi duke e konsideruar vitin 2025 si më të sukesshmin për shqiptarët me rritje në ekonomi, rritjen e bizneseve të reja dhe të investimeve të huaja. *Ai hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura për qeverinë ndërsa tha se çështja e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku nuk mund të ishte zhvilluar në atë mënyrë siç prokurorët e SPAK e çuan në këshillin e Mandatave duke pretenduar për dosje hetimore prej 16 mijë faqesh. *Më tej u ndal edhe në skandalin e AKSHI-t, pa përmendur emra, por duke e konsideruar një institucion krenarie që u ka lehtësuar punën shqiptarëve sa i takon marrjes së dokumenteve. *Ndërsa përsëriti kritikat për SPAK-un dhe për sistemin e burgjeve në Shqipëri duke nënvizuar faktin se edhe Këshilli i Evropës e ka ngritur problematikën e numrit të lartë të personave të paraburgosur. *Duke rrëzuar kategorikisht mundësinë e dorëheqjes, Rama tha se PS do të përmbushë mandatin e marrë në zgjedhjet e 11 majit deri në 2029-ën, ndërsa shtoi se sipas tij çdo sektor në vend ka shënuar përmirësim pavarësisht akuzave të opozitës apo skandaleve të publikuara në media.

10 Postime
1 ORE ME PARE

“Duhej vjedhur shumë ndaj përdorëm bar, ironia e Ramës për Tunelin e Llogarasë: S’ka hekur

“2025-a, viti më i suksesshëm për
Tuneli i Llogarasë, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar akuzat lidhur me tunelin e Llogarsë, projekt i cili pretendohet nga opozita se nuk është ndërtuar me hekur të mjaftueshëm. Rama tha se është përdorur bar i thatë për ta ndërtuar, ndërkohë që nënvizoi faktin se pavarësisht akuzave, tuneli është aty dhe përdoret nga të gjithë duke u lehtësuar qarkullimin.

“Unë ua them këtë se hekur në tunelin e Llogarasë nuk ka. Aty është përdorur bar i thatë, e keni parasysh atë barin që përdoret në jug për ato tendat. Ngaqë u desh vjedhur shumë, aty u përdor bar. Në vend të hekurit u vu bar i thatë. Madje ka edhe një krim tjetër që është bërë aty, që është marrë shumë zhavorr dhe bar zhavorr rërë u bë një strukturë që turqit pretendojnë se është bërë më i fortë se hekuri. Ndërkohë tuneli i Llogarasë është aty, e përdorin të gjithë dhe lehtësohen të gjithë”- deklaroi kryeministri. Versus.al

2 ORE ME PARE

Hetuesi i BKH diplomohet në FBI/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Do të forcojmë bashkëpunimin me SPAK!

“2025-a, viti më i suksesshëm për

Ambasada e SHBA-së në Tiranë njofton se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) për të ndihmuar Shqipërinë drejt një të ardhmeje të sigurtë dhe të begatë.

Ditën e sotme, Ambasada publikoi rastin e hetuesit të SPAK dhe BKH, Eduart Kaloshit, i cili u diplomua këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

"Çuarja përpara e bashkëpunimit fillon me trajnime të nivelit më të lartë për oficerët shqiptarë më të përkushtuar", thuhet në njoftim.

Eduart Kaloshi i bashkohet elitës së ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi të reja në luftën e SPAK-ut kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Arritjet e tij do të fuqizojnë bashkëpunimin SHBA-SPAK për një Shqipëri më të mirë.

 “Çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë. Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”, shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë./Versus.al

2 ORE ME PARE

“Të ishte aq e lehtë çonim ndonjë injorant nga Kuvendi”, Rama për kreun e KPP: Personalitet ndërkombëtar

“2025-a, viti më i suksesshëm për
Jonaid Myzyri, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur me superlativa për kryetarin e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrin i cili është marrë i pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Rama tha se Myzyri është personalitet ndërkombëtar dhe puna që ka bërë ka sjellë që Shqipëria të jetë në vend të parë në rajon për prokurimet publike, madje shtoi se kishte skuadra që vinin nga vendet e tjera për të parë sesi vepronin institucionet tona në këtë fushë.

“Shqipëria në prokurimet publike është 1-shi në rajon. KPP ka marrë vlerësime nga më të ndryshme. Kryetari i komisionit të prokurimeve publike është personalitet ndërkombëtar në këtë fushë. Iu ngrit akuzë një javë përpara se të hynte në garë për t’u rizgjedhur. Po të shikosh shifrat e punës së komisionit dhe të agjencisë së prokurimeve publike që drejton kordinatorja tjetër, janë dy institucione të vlerësuara ndërkombëtarisht. Skuadra të prokurimeve publike të rajonit vijnë në Shqipëri për të parë këto 2 agjenci. Iu ngrit akuzë dhe u pengua fatkeqësisht të hynte në garë për t’u rizgjedhur. Një asset, mbaruar shkollën me medalje ari”- tha Rama.

Ndërsa shtoi më tej gjykimi i tenderave nuk është një punë e lehtë sepse nëse do të kishte qenë e tillë, do t’i ishte besuar ndonjërit prej deputetëve të cilët i konsideroi edhe injorantë.

“Nuk dua të hyj përse, por të gjykosh tenderat nuk është aq e thjeshtë. Se nuk do kishte nevojë as për ekspertë e komisione se këto gjykime mund t’i bënin deputetët. Mund të merrej një injorant nga Kuvendi dhe t’i thuhej bëje ti këtë punë. Ato janë aq komplekse sa nuk hyj ndonjëherë”- u shpreh Rama. Versus.al

2 ORE ME PARE

"AKSHI, institucion krenarie", Rama: Shumë shpejt do të dalë e-Albania 2.0!

“2025-a, viti më i suksesshëm për

Kryeministri Edi Rama foli edhe për AKSHI-n duke marrë parasysh se së fundmi u bë publik skandali për të cilin është marrë e pandehur drejtoresha Mirlinda Karçanaj nën akuzë për grup kriminal së bashku me biznesmenët Ergys Agasi e Ermal Beqiraj.

Rama tha se AKSHI është një institucion krenarie pasi u ka kursyer shqiptarëve shumë para e kohë për të marrë dokumente të domosdoshme të cilat para disa vitesh ishin më të ndërlikuara.

“AKSHI është institucion krenarie për ne që të jemi shumë të qartë bashkë. Jo për të ulur kokën, por për të qenë krenarë. Është një institucion për të qenë krenarë sepse kur duhet të shkonit të mbanit radha për çdo lloj letre edhe për një certifikatë të gjendjes civile dhe kur ata që kishit jashtë duhet të vinin këtu të merrnin letër këtu se s’kishin nga ta merrnin, 627 miliardë lekë ka kursyer AKSHI për shqiptarët. ky është studim ndërkombëtar me 7600 vite pritje në radhë që janë 25 mijë rrotullime rreth tokës”- u shpreh kryeministri.

Më tej bëri me dije se gjatë muajve të parë të vitit të ardhshëm do të lancohet e-Albania 2.0 me opsione të reja në sistem.

“Rrini prisni sepse shumë shpejt do të dalim me e-Albanian 2.0 falë AKSHIt-t dhe do ketë shumë gjëra të reja në atë sistem për shqiptarët. prandaj shqiptarët votojnë PS-në, e votojnë shqiptarët as patronazhistët, as bandat. Patronazhistët janë PS, por e votojnë shqiptarët. prandaj shqiptarët jashtë e votojnë PS-në sepse nuk flejnë me zhurmën e tenxhereve në vesh. Në 2029-ën do llafosemi prapë. Për të tjerat secili bën punën e vetë. Deri në 2029-ën me qeverinë e PS me 83 mandate në parlament”- tha Rama. Versus.al

2 ORE ME PARE

"Tymnajë e gënjeshtërt sikur kemi arritur kulmin e korrupsionit", Rama: S'mundet një prokuror të kërkojë llogari për vendimet

“2025-a, viti më i suksesshëm për

Teksa u ndal në situatën ku ndodhet vendi dhe akuzat ndaj qeverisë së tij, kryeministri Edi Rama përmendi edhe raportin e Këshillit të Evropës ku ngrihen shqetësimet për numrin e lartë të personave të paraburgosurve në Shqipëri.

Ai tha se akuzat ku pretendohet se Shqipëria ka arritur kulmin e korrupsionit janë tymnajë e gënjeshtërt, ndërsa nënvizoi se BE ka nxjerrë një direktivë ku kërkon të rishikohet klasifikimi i shpërdorimit të detyrës si vepër penale.

“Këshilli i Evropës thotë që në Shqipëri vendosen masa sigurimi ekstreme pa arsyetim të mirëfilltë dhe përdoren rëndomtë për prishje provash dhe rrezik për ikje. Këto janë muhabete kot, çdo lloj mase duhet specifikuar, nuk është specifike. Nuk mund të thuhet se meqe Muhamed Veliu është shef sektori, atëherë ky mund të intimidojë vartësit e vetë. nuk japin asnjë të dhënë, zero. Vijmë tek graviteti i veprës, dua t’ju jap prapë shifra që janë të vërteta nuk janë gjysmë të vërteta. Për t’ju treguar juve sesa e gënjeshtërt është e gjithë kjo tymnajë sipas së cilës Shqipëria ka arritur kulmin e korrupsionit.

Po I referohem rasteve të institucioneve që merren me korrupsion. Çdokush që akuzohet dhe hetohet nga prokuroria speciale ka bërë korrupsion. Ka edhe vepra të tjera. Shpërdorimi i detyrës është një vepër të cilës iu kthye edhe vetë BE sepse është një term ku futen njerëzit kollaj fare sidomos kur jeton në një periudhë ku të gjitha llojet e tenxhereve hidhen përpjetë për burg, burg burg. BE ka nxjerrë një direktivë të re për ta riparë këtë nocion sepse kushtetuta thotë janë tre pushtete të pavarur nga njëri tjetri. Pra drejtësia është e pavarur nga ekzekutivi, por edhe ekzekutivi është i pavarur nga drejtësia”- tha Rama.

Ndërsa shtoi në vazhdim se nuk mundet që një prokuror të kërkojë llogari për një vendim të marrë nga ekzekutivi përveçse në rastet kur ka sjellë një dëm.

"Tek marrja e vendimeve nuk vjen dot një prokuror të thotë përse ti nuk e vendose kështu dhe nuk e vendose ashtu. Kjo është një katastrofë dhe kjo gjë ka ndodhur. Nëse vendimi im ka një prapavijë të qëllimshme apo për të sjellë një dëm në mënyrë të vetëdijshme, këtu ndahen”- deklaroi kreu i qeverisë. Versus.al

3 ORE ME PARE

Imuniteti i Ballukut, Rama: S’ka dosje 16 mijë faqe, do u thoja prokurorëve të ktheheshin mbrapsht

“2025-a, viti më i suksesshëm për

Gjatë konferencës së fundvitit, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Rama tha se nëse ai vetë do të kishte qenë në këshillin e mandateve, prokurorëve të SPAK do t’u kishte kërkuar të ktheheshin mbrapsht dhe të sillnin një dosje për deputetët që kërkonin informacion.

“Po të isha unë në këshillin e mandateve do u thoja atyre që erdhën çohuni, ikni dhe kthehuni me një dosje për parlamentin e Shqipërisë, për deputetët. Nuk mund të vini këtu me 16 mijë faqe që i quani prova. E dini ju çfarë janë ato 16 mijë faqe? Nuk janë produkt i hetimit, janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime, domethënë arkivi i ministrisë i futur brenda”- u shpreh Rama. Versus.al

3 ORE ME PARE

“Opozita në depresion, s’di të na mundë”, Rama për protestat: Unë në zyrë, PS në qeveri

“2025-a, viti më i suksesshëm për

I pyetur nga gazetarët nëse e sheh SPAK-un si opozitën e vërtetë, kryeministri Edi Rama tha se e vërteta nuk qëndron ashtu, ndërsa nënvizoi se Prokuroria e Posaçme është krijuar falë vullnetit të qeverisë socialiste.

“Meqë fjalën dhe kryefjalën dhe kallëzuesin dhe kundrinorin ju e keni SPAK, SPAK SPAK. Duke folur për vitin e Shqipërisë, pyetjen e parë e keni për SPAK-un. Unë do t’ju përgjigjem por dua t’ju them këtë. SPAK-u është institucion i ri i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse, i mbështetur dhe garantuar nga kjo forcë qeverisëse. Të tjerë janë betuar se do e shkrinin, por nuk e shkrinë dot sepse votat i kemi ne”- tha Rama.

Më tej shtoi se opozita nuk di sesi ta mundë qeverinë dhe për këtë ka hyrë në depresion të thellë.

“Kështu që nuk është opozitë e qeverisë, por depresioni i thellë në të cilin ndodhet opozita e qeverisë bën që puna e SPAK-ut të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depressive për të goditur qeverinë. Dhe natyrisht të 700 tenxheret politike e mediatike produktin e gjithë këtij procesi e marrin edhe e ziejnë e gatuajnë 700 lloje gjellrash të ndryshme duke bërë diçka që nuk ndodh në Shqipëri.

Duke shfrytëzuar gjysmë të vërteta për të prodhuar një tym të jashtëzakonshëm që djeg sytë e publikut që shurdhon publikun me presionin e vetë dhe dezinformon publikun thellësisht. Prandaj thonë që gjysmë e vërteta është edhe gënjeshtra më e madhe. Është një neveri e madhe që ka kaq shumë gjysmë të vërteta nga njerëz që nuk dinë të bëjnë punën e tyre nuk dinë ta mundin PS. Kështu e shoh unë. Askush nuk përpiqet të bëjë asnjë analizë lidhur me cila është e vërteta në të gjithë punën e SPAK-ut”- u shpreh kryeministri.

Ndërsa sa u takon protestave, Rama tha se do të vijojë po njëjtë të qëndrojë në zyrë dhe PS të jetë në qeveri. Versus.al

3 ORE ME PARE

"Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon", Rama: Do prodhojmë sisteme antidronë e mjete të blinduara

“2025-a, viti më i suksesshëm për

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, madje edhe më të paguar sesa Serbia. Ndërsa tha se synimi është që rrogat të jenë si ato të vendeve të NATO-s.

“Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajonin tonë, përfshirë edhe Serbinë sa për dijeni. Do vazhdojmë të rrisim pagat sepse mesatarja jonë është të arrijmë mesataren e vendeve të NATO-s. ky vit që hyn na gjen me një sistem raketor që e kemi në Shqipëri, na gjen me 3 anije patrulluese që i kemi dhuratë nga simotra jonë Italia”- u shpreh Rama.

Ndërsa shtoi më tej se planifikohet që në vazhdim Shqipëria të prodhojë sisteme antidron, mjete të blinduara, dronë luftarakë etj.

“Do të prodhojmë uniforma në vendin tonë dhe do prodhojmë edhe uniforma për të tjerët. Nuk e di a e keni dëgjuar, por ushtria suedeze qep uniforma në Shqipëri në një marrëveshje kontraktuale me një manifrakturë private këtu në Shqipëri. Do të prodhojmë mjete të blinduara. Tani që po flasim këtu po prodhohen autoambulanca, mjete patrullimi policor. Do të prodhojmë dronë luftarakë dhe do prodhojmë sisteme antidronë. Porositë e para janë kryer dhe në 6 mujorin e parë të 2026-ës do shihni produktet e para ndërkohë që ne do vazhdojmë punën me kontrata të tjera”- deklaroi kryeministri. Versus.al

 

3 ORE ME PARE

“Jemi vend lider për menaxhimin e financave publike”, Rama-gazetarëve: Kjo bie ndesh me 700 tenxheret mediatike

“2025-a, viti më i suksesshëm për

Pavarësisht skandaleve të publikuara së fundmi pas hetimeve të SPAK, kryeministri Edi Rama tha se sipas vlerësimit të institucionit që bën krahasimet për llogari të BE, Shqipëria është vend lider në rajon për menaxhimin e fondeve publike.

Me ironi Rama iu drejtua gazetarëve duke u thënë se kjo bie në kundërshti me atë çfarë raportohet në media lidhur me qeverinë.

“Sipas vlerësimit të Sigmës që bën këto vlerësime për llogari të BE, krahasuar me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria konsiderohet vend lider në rajon për funksionimin e administratës publike si dhe për menaxhimin e financave publike, shërbimet publike. Natyrisht kjo është në kundërtendencë me çfarë zien në 700 tenxheret politike e mediatike, por nuk besoj se sigma është një organizëm që ka ndonjë lidhje me qeverinë apo PS”- deklaroi Rama. Versus.al

4 ORE ME PARE

"2025, ndër vitet më të mira", Rama: Janë shtuar bizneset e reja dhe janë rritur investimet e huaja

“2025-a, viti më i suksesshëm për
Edi Rama në konferencë me gazetarët

Kryeministri Edi Rama mbajti konferencën tradicionale me gazetarët në prag të Vitit të Ri duke renditur disa prej fushave ku sipas tij vendi ka shënuar rritje. Duke e nisur me sektorin e ekonomisë, Rama tha se bizneset e reja në vend janë shtuar dhe investimet e huaja janë rritur.

“Jemi në një vit ndër më të mirët me të dhëna shumë pozitive dhe inkurajuese dhe pasrashikohet të mbyllet me rritje ekonomike 3.9%, pra pothuajse 4% që është mbase më e larta për gjithë këtë pellg ku gjendemi ne. Bizneset e reja janë shtuar me afro 11% në 11 mujorin e vitit. Investimet e huaja kanë patur një rritje 10% vetëm në tre mujorin e tretë”- tha ai.

Ndërsa nënvizoi se duke nisur nga viti tjetër rritet paga minimale dhe pensionet të cilat do të kenë rritje të vazhdueshme.

“Paga mesatare në tre mujorin e tretë ka rezultuar 833 euro që është rritje domethënëse. Për pak ditë hyn në fuqi ligji për pagën minimale që shkon 500 euro. Duke filluar nga tetori i këtij viti u krye indeksimi i radhës i pensioneve. Ajo që është më e rëndësishme është se me hyrjen e vitit të ri nis rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetjeje që do shkojë duke u rritur vit pas viti”- shtoi kryeministri duke përmendur edhe shfirat e rritjes së pensioneve. Versus.al

Poll