
Një aksident rrugor ndodhi paditen e sotme në hyrje të Sarandës. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, në afërsi të fshatit Metoq, ku si rezultat ka lënë dhe një grua të plagosur përveç dëmeve materiale.
Raportohet se në aksident janë përfshirë një mjet tip “Volkswagen”, me drejtuese Dhimitra H., dhe një mjet tip “Toyota” me drejtues Sokrat M., që po hetohen për rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.
E plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ajo ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia është duke hetuar shkaqet e aksidentit, ndërkohë që qarkullimi në zonë ka vijuar me kujdes të shtuar.
Një prej shkaqeve të humbjes së kontrollit të mjeteve dyshohet se mund të ketë qenë edhe lagështira për shkak të reshjeve të shiut dhe ngricave./Versus.al

