Çfarë do të gjeni në brendësi
*Ditët e para të vitit 2026 kanë nisur me një seri aksidentesh të rënda rrugore në vend. *Mëngjesin e sotëm, një përplasje e fortë midis dy automjeteve ndodhi në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku humbën jetën dy persona, ndërsa një grua dhe dy fëmijë të mitur, 6 dhe 2 vjeç, mbetën të plagosur. *Të plagosurit u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. *Viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Puka: Elona Florini, 42 vjeç, mësuese, dhe Petrit Florini, 53 vjeç, efektiv policie. *Nga hetimet paraprake të policisë, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë, që shkaktoi humbjen e kontrollit nga drejtuesi i njërit nga automjetet dhe përplasjen e fortë me mjetin tjetër që udhëtonte drejt Shkodrës. *Përveç këtij aksidenti, ngricat dhe temperaturat e ulëta shkaktuan edhe disa përplasje në Rrugën e Kombit, ku u përfshinë rreth 10 automjete, përfshirë një ambulancë, ndërsa një autobus u përmbys pranë Rrëshenit. *Një tjetër incident ndodhi në rrethrrotullimin e Savrës me dy mjete tip Benz, ku pati vetëm dëme materiale.
Ngrin Rruga e Kombit, 10 automjete të përfshira në disa aksidente (Pamje)

Në Rrugën e Kombit janë shkaktuar për shkak të ngricave dhe temperaturave të ulëta, disa aksidente rrugore në mëngjesin e sotëm.
Mësohet se në aksidente janë përfshirë gjithsej rreth 10 automjete, mes tyre edhe një ambulancë.
Publikohet fotoja e çiftit që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Lezhë
Është publikuar fotoja e çiftit që humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Lezhë–Shkodër.
Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Gocaj, ku u përplasën dy automjete.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një grua dhe një fëmijë që udhëtonin në mjetin tjetër mbetën të plagosur.
Dy viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Puka, Elona Florini dhe Petrit Florini, ky i fundit efektiv policie.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit./Versus.al
Lushnje/ Aksident në rrethrrotullimin e Savrës, përplasen 2 mjete, s'ka të lënduar

Aksidenti i ndodhur dje në rrethrrotullimin e Plukut u pasua nga një tjetër përplasja mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Savrës.
Në të dy rastet, përplasjet kanë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe lëndime të lehta për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët.
Sot, në aksidentin e Savrës u përfshinë dy automjete tip Benz, ndërsa policia e qarkullimit bën me dije se shkaku ishte manovrat e gabuara dhe mosrespektimi i kodit rrugor nga drejtuesit e mjeteve të përfshira.
Aksident i rëndë në Lezhë, humbin jetën polici dhe bashkëshortja! Plagoset nëna me fëmijën!

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Shkodër, në afërsi të fshatit Gocaj, ku u përplasën dy automjete.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një grua dhe një fëmijë që udhëtonin në mjetin tjetër mbetën të plagosur.
Dy viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Puka, Elona Florini dhe Petrit Florini, ky i fundit efektiv policie.
Për nxjerrjen e trupave kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa më pas viktimat janë marrë nga ambulanca. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ Versus.al

