Çiftit Petrit dhe Elona Florini, që humbën jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në aksin Lezhë–Shkodër, janë të afërm të kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu bëri me dije se Petrit ishte djali i tezes së tij:
"Petrit Florini, djali i tezes time, së bashku me bashkëshorten Elona Florini, sot humbën jetën tragjikisht në një aksident në Lezhë! Një ngjarje tronditëse për të gjithë ne! U prehshin në paqe Petrit dhe Elona!"
Petrit Florini, 53 vjeç, efektiv policie nga Puka, dhe bashkëshortja e tij, Elona Florini, 42 vjeçe, mësuese, u aksidentuan pranë fshatit Gocaj mëngjesin e sotëm.
Nga përplasja e fortë mbetën të plagosur edhe tre pasagjerë që udhëtonin në automjetin tjetër, përfshirë një grua dhe dy fëmijë të mitur, 6 dhe 2 vjeç. Sipas mjekëve, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën./ Versus.al


