Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u godit me thikë nga shoku i tij, Mario Përlleshaj, pranë shkollës "Fan Noli", ka marrë pjesë në protestën që u organizua para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar drejtësi për të birin.
Me lot në sy, ajo tregoi dëshirat e saj për një të ardhme më të mirë për Martinin, duke bërë apel për zbardhjen e ngjarjes. Ajo theksoi se ai kishte pasur ëndrra të mëdha që tani kanë mbetur të paplotësuara.
''Të japë dorëheqjen ai që nuk është i aftë për punën. E kam rritur me vuajtje kam qëndruar pa punë vetë vetëm që ta rris dhe ta edukoj Martinin. Por ma morën, ja morën ëndrrat.
Ma morën shpresën, më morën jetën gjithçka qëkisha. Kërkojmë me thellësinë e shpirtit të japin të gjithë dorëheqjen, nga dera e shkollës tek Edi Rama, kushdo që nuk e mbrojti Martinin. Ishte një fëmijë i buzëqeshur, nuk kam fjalë ta përshkruar.
Ishte i veçantë, kishte ëndrra të mëdha, shkonte çdo ditë në ndeshje, kishte ëndrra thoshte “Do të bëhem si Ronaldo”.
Nuk ishte ashtu si shkoi kjo historia, vetëm lot kam, vetëm qaj dhe rënkoj. Ku janë nënat, nuk jam vetëm nëna e Martinit, por e gjithë fëmijët. Zemra ime është e thyer, por Martinat e tjerë të mbrohen.
Dua dorëheqjen e ministres me çdo kusht, drejtoria e shkollës, mësuesja kujdestare, që nuk më telefonoi dhe më thoshte se Martini është shembullor.
Nuk më mori në telefon, kishe parandalim për ata dy fëmijë. Po parandalimi vjen tek dera e shkollës, nuk bënë asgjë për Martinin dhe për Marionin që nuk i ndanë”, tha ajo./Versus.al







