
Ish-prokurori Ervin Karanxha ka folur në emisionin "Real Story" për zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK. Ervin Karanxha u shpreh se gara ishte e vështirë pasi katër kandidatët ishin në të njëjtin nivel.
Ish-prokurori theksoi se Klodian Braho do të jetë "i ftohtë" sa i takon çështjes më të nxehtë të drejtësisë, asaj të vrasjes së katër protestuesve në bulevard.
"Është një person që ka mbaruar Magjistraturën, dhe kjo është pozitive. Duhet të kemi parasysh që të katër kandidatët, nga pikëpamja formale, i plotësonin kriteret, përfshirë filtrin profesional dhe atë familjar.
Gara ka qenë e vështirë dhe edhe për KLP-në zgjedhja ka qenë sfiduese, por është bërë një përzgjedhje e duhur. Prokurori Braho do të shqyrtojë dosjet e vjetra; është e vërtetë që dosja e 21 janarit është një çështje e vjetër.
Nuk është normale që dosjet e tilla të mbeten pa zgjidhur, ndaj prokuroria duhet t’i përfundojë. Mendoj se këto dosje do të jenë prioritare, dhe për 21 janarin Braho pritet të jetë i paanshëm dhe i ftohtë profesionalisht.”-tha Karanxha.

