
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodian Brahos.
Rama ka përgëzuar drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke i uruar “punë të mbarë” në drejtimin e institucionit. Ndërkohë, Rama nuk harroi të vlerësonte punën e deri tanishme të Altin Dumanit për të cilin shkruan se meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij.
“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij.
SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet”, shkruan Edi Rama në “X”.
Kujtojmë se sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi me shtatë vota pro Klodian Brahon për drejtimin e SPAK.
Braho do të marri detyrën si kreu i SPAK në datën 19 dhjetor, pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit, dhe do të ketë mandat trevjeçar./Versus.al
Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të…
— Edi Rama (@ediramaal) December 11, 2025

