AKTUALITET /

Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Me këtë rezultat, Braho merr drejtimin e Prokurorisë së Posaçme për një mandat trevjeçar, duke pasuar kryeprokurorin aktual Altin Dumani.

Shkruar nga Versus

Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Klodian Braho është zgjedhur kryetar i SPAK, pasi mori mbështetjen e 7 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Kandidati Adnan Xholi siguroi 3 vota, ndërsa Elvin Gokaj mori 1 votë. Doloreza Musabelliu mbeti pa asnjë votë në këtë garë.

Me këtë rezultat, Braho merr drejtimin e Prokurorisë së Posaçme për një mandat trevjeçar, duke pasuar kryeprokurorin aktual Altin Dumani. Ai pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 19 dhjetor, prej nga do të nisë ushtrimin e funksionit të ri si drejtues i SPAK.

Ja si votuan anëtarët e KLP-së për kreun e SPAK:

-Kryetar Mirela P. BOGDANI          -Klodian Braho

-Zv. Kryetar   Erind GËRMENJI      -Klodian Braho

-Anëtar  Erind MERKURI               -Adnan Xholi

-Anëtar  Erion FEJZULLA               -Elvin Gokaj

-Anëtar  Vatë STAKA                    -Adnan Xholi

-Anëtar  Moisi DUDA                   -Klodian Braho

-Anëtar  Olger EMINAJ               -Klodian Braho

-Anëtar  Ledina RIZA                 -Klodian Braho

-Anëtar  Arta MANDRO              -Klodian braho

-Anëtar  Sokol STOJANI             -Adnan Xholi

-Anëtar  Zeqir HODA                 -Klodian Braho

Poll