Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ka bërë me dije se ka identifikuar dhe trajtuar në kohë një rast të izoluar mashtrimi përmes klonimit të kartave në ATM.
Rasti prek një numër shumë të vogël kartash, të cilat u bllokuan menjëherë, ndërsa të gjithë klientët e prekur janë kontaktuar dhe do të rimbursohen plotësisht.
BKT thekson se siguria e fondeve dhe e të dhënave të klientëve mbetet prioritet absolut dhe se po vazhdon të investojë në sisteme të avancuara monitorimi dhe parandalimi për të garantuar standardet më të larta të sigurisë.
Deklarata e plotë e BKT-së:
Të nderuar Klientë,
Dëshirojmë t’ju informojmë se BKT ka identifikuar dhe trajtuar në kohë një rast të izoluar mashtrimi përmes klonimit të kartave në ATM. Rasti prek një numër shumë të vogël kartash, të cilat janë bllokuar menjëherë. Të gjithë klientët e prekur janë kontaktuar dhe do të rimbursohen plotësisht.
Siguria e fondeve dhe e të dhënave të klientëve mbetet prioritet absolut për BKT, dhe Banka vazhdon të investojë në sisteme të avancuara monitorimi dhe parandalimi për të garantuar standardet më të larta të sigurisë./Versus.al

