AKTUALITET /

“Koka” e financave të Mossadit në Turqi, arrestohet ‘spiuni’ shqiptar (FOTO)

Sipas autoriteteve turke, Rexhepi dyshohet se shpërndante para për agjentët izraelitë

Shkruar nga Versus
“Koka” e financave të Mossadit në Turqi, arrestohet
Liridon Rexhepi

Turqi- Shqiptari nga Kosova, Liridon Rexhepi është arrestuar nga policia turke, të cilin Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka identifikuar si kreun e rrjetit financiar të agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad në Turqi.

“Anadolu” shkruan se Rexhepi ka menaxhuar operacionet financiare të Mossadit në Turqi, e po ashtu, nën udhëzimet e shërbimit të inteligjencës izraelite, ai ka kryer përgjime me dronë dhe operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë.

Po ashtu, thuhet se Rexhepi ka transferuar fonde tek agjentët në terren në Turqi edhe nga Kosova, teksa thuhet se transaksionet e dyshimta në llogarinë e tij monitoroheshin nga inteligjenca turke.

Si rezultat i punës së Organizatës Kombëtare të Inteligjencës është zbardhur aktiviteti në llogaritë financiare të Liridon Rexhepit. Është konstatuar se Rexhepi ka bërë shumë transferta parash për personelin në terren në Turqi nëpërmjet Western Union. Të gjitha lëvizjet e Rexhepit janë monitoruar, sidomos lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij./ Versus.al

Poll