
Versus.al ka siguruar foton e Aurel Hoxhës, i cili porositi për 50 mijë euro vrasjen e Klevis Lleshit në 2020.
Aurel Hoxha rezulton pronari i lokalit të njohur në Tiranë, Monopol.
Mëngjesin e sotëm u ushtruan kontrolle në lokalin e tij, por Hoxha, i njohur ndryshe edhe si Aurelinjo Kalaveri, rezulton ende në kërkim.
Ndërsa policia ka arritur të arrestojë Sabah Nuzin, 31 vjeç dhe Samet Lokën 31 vjeç, të dy të akuzuar për disa vepra penale: vrajse për gjakmarrje, fshehje dhe asgjësim kufome, grup i strukturuar kriminal.







