Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Perugias, pas kapjes me 16 kilogramë e 100 gramë kokainë, me një vlerë të përllogaritur në tregun e paligjshëm deri në 1.5 milionë euro.
Sipas mediave italiane, bëhet me dije se i riu shqiptar është arrestuar në nëntor të vitit të kaluar në një parking në zonën e Trasimeno, gjatë një kontrolli të zakonshëm nga Guardia di Finanza, ku, falë nuhatjes së një qeni antidrogë, u zbulua një ndarje e fshehur në makinën e tij, konkretisht në hapësirën e airbag-ut.
Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik në banesën e tij në Castiglione del Lago çoi në zbulimin e blloqeve të kokainës të mbushura me vakum, të cilat ishin fshehur brenda një dollapi në dhomën e gjumit.
Ai u dënua me gjykim të shkurtuar, duke përfituar një ulje të dënimit nga 6 vite që kërkoi prokuroria, në 5 vite, siç vendosi gjyqtarja Simona Di Maria.








