AKTUALITET /

Kokainë në plazhin e Durrësit, “Shqiponjat” kapin shpërndarësin (EMRI)

Shkruar nga Versus

Kokainë në plazhin e Durrësit, “Shqiponjat” kapin

Durrës- Një 43 vjeçar i identifikuar si Jorgent Dhima është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në lagjen nr.18 pasi dyshohet se shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të qytetit.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 250 gramë kokainë. Droga ishte ndarë në doza dhe u gjet në automjetin të cilin e përdorte për ta shpërndarë në zonën e plazhit dhe lagje të ndryshme të qytetit bregdetar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Versus.al

Poll